1 Janar, 2021

“Po mendoj të bëhem me fëmijë”- Fjoralba Ponari shpreh dëshirën që i habiti të gjithë


Ditën e djeshme, Fjoralba Ponari ishte e ftuar tek “Shqipëria Live”, ku foli për projektin e ri në karrierën e saj.

fjoralba ponari 1

Moderatorja u shpreh se prej kohësh ka pasur dëshirë të drejtojë një emision dedikuar fëmijëve.

fjoralba ponari (5)

Ajo u shpreh se ky ishte momenti i duhur që të prezantonte një emision të tillë, pasi po priste kohën që të rritej profesionalisht si gazetare.

fjoralba ponari (7)

Ajo tregoi se “Më thuaj një dëshirë” e ka shijuar në maksimum, aq sa po mendon të bëjë dhe një fëmijë vetë. Kjo dëshirë e shprehur publikisht i habiti të gjithë, sepse Fjoralba nuk kishte folur më parë për diçka të tillë.

fjoralba ponari (6)

Kam kaluar aq mirë me fëmijët në emision sa po e mendoj të filloj të punoj dhe vetë për një fëmijë. Të jetë për mua, familjen time e dua skuadër futbolli. Dëshira është e tillë, tjetër gjë si do na rezultojë udhëtimi”,- u shpreh Fjoralba.

fjoralba ponari (7)

Ndërkohë, para disa kohësh mediat zbuluan se cili është djali që i ka rrëmbyer zemrën.

U zbulua se partneri i saj quhet Françesko dhe është jo vetëm atlet në sportin e xhudos në Tiranë, por edhe inxhinier software.

fjoralba ponari (2)

Pasi mediat bënë publike fotot e Fjoralbës me partnerin, moderatorja vendosi të mos fshihej më dhe publikoi vetë foto me Françeskon.

fjoralba ponari (4)

© Panoramaplus.al