Velina e “Xing me Ermalin”, Kejvina Kthjella është përfshirë në një aksident mbrëmjen djeshme, teksa ka qenë duke lëvizur në zonën e ish-Bllokut.

Ajo po udhëtonte me një makinë të kuqe të tipit “Range Rover”, kur një tjetër mjet e ka përplasur.
Ndërkohë për “Revistawho.com”, Kejvina është shprehur se është shëndoshë e mirë dhe se ka pësuar vetëm dëme materiale.

“Makina është ajo që është dëmtuar më shumë, unë jam mirë falë Zotit. Faleminderit për interesimin”, ka shtuar ajo.


