15 Dhjetor, 2023

“Po krijojmë njëri-tjetrin”- Krist Aliaj flet për të dashurën: Jemi në një marrëdhënie në distancë, ajo jeton në Londër


Ish-banori i Big Brother Vip 2, Krist Aliaj, ka folur për lidhjen e tij të dashurisë, ku tha se është një marrëdhënie serioze e cila ka nisur në muajin korrik.

640-0-kr-1696836408-600x333

Kristi tha në emisionin ‘Rudina’ se lidhja e tyre është në distancë, pasi e dashura e tij jeton dhe studion në Londër. Ai shtoi se do të bashkohen së shpejti, ndërsa theksoi se po krijojnë njëri-tjetrin.

Pjesë nga biseda:

Rudina Magjistari: Unë ju bëj shumë urime të dyve.

Kristi Aliaj Dragot: Shumë faleminderit!

Rudina Magjistari: Merret me art edhe ajo? Ka lidhje me artin?

Kristi Aliaj Dragot: Ajo është e botës së artit, po. Ajo është më shumë nga ana kuratoriale, ka qejf të shkruajë tekste. Ka qejf të mendojë, të kritikojë, të bëjë artin. Domethënë, është ana tjetër e medaljes.

Rudina Magjistari: Sa kohë u bëtë që jeni bashkë?

Kristi Aliaj Dragot: Ne tani kemi që në Korrik. U bë pak, ka kaluar shumë shpejt. Ajo vera njëherë, ishte kështu, e frikshme e shpejt. Edhe jemi në “long distance” (marrëdhënie në distancë), jetojmë në dy qytete të ndryshme.

Rudina Magjistari: Pse, është ajo që nuk jeton në Tiranë?

Kristi Aliaj Dragot: Jeton në Londër. Jeton dhe studion në Londër. Se unë jam Kristi i Tiranës.

Rudina Magjistari: Për momentin po, je i vendosur këtu.

Kristi Aliaj Dragot: Për momentin po, edhe…

Robert Aliaj Dragot: Shkon ky, vjen ajo, shkon ky, derisa të…

Rudina Magjistari: Kështu që do të jetë një lidhje në distancë për disa kohë.

Kristi Aliaj Dragot: Po, kur është lidhje me fondament të fortë edhe mbijeton.

Rudina Magjistari: Më dukesh shumë i bindur në këtë lidhje. Më duket sikur e ke gjetur njeriun tënd.

Kristi Aliaj Dragot: Jam shumë i bindur. Shiko, nuk është edhe gjetje, është edhe… ti e krijon njeriun tënd. E krijon me mundim, me biseda shumë intime, të thella. Kështu që ne po krijojmë njeriun e duhur.

Rudina Magjistari: Po krijoni njëri-tjetrin?

Kristi Aliaj Dragot: Absolutisht, po!

Rudina Magjistari: Unë uroj që t’ju shkojë sa më mbarë dhe të jetë gjithmonë plot me dashuri.

 

 

© Panoramaplus.al