30 Mars, 2026

“Po kalon një periudhë të vështirë”- Xhesika Ndoja në gjendje të rënduar shëndetësore, familjarët japin detaje: Ja ku ndodhet këngëtarja


Familjarët e Xhesika Ndojës kanë ndarë me publikun se këngëtarja po kalon një periudhë të vështirë shëndetësore.

643517469_18559850815056632_5494454063983395470_n

Sipas një postimi të bërë në rrjetet sociale nga familjarët e saj, Xhesika, aktualisht ndodhet e shtruar në një spital jashtë vendit për trajtim mjekësor.

“Të dashur miq, familjarët e Xhesikës ju informojnë se ajo po kalon një periudhë të vështirë shëndetësore dhe aktualisht ndodhet në spital jashtë vendit. Për momentin, Xhesika nuk do të jetë aktive në Instagram, as për punë, as për postime personale,” shkruhet në postim.

xhesika ndoja

Ata kanë kërkuar mirëkuptimin e ndjekësve për të respektuar privatësinë e saj dhe kanë ftuar të gjithë dashamirësit që t’i bashkohen lutjeve për një shërim sa më të shpejtë.

“Ju lutemi na mirëkuptoni dhe qëndroni të respektueshëm ndaj privatësisë së saj,” përfundon mesazhi i familjes, e cila falënderon publikun për mbështetjen e treguar.

634729626_18552407200056632_7052225575043501609_n

642552561_18560666074056632_4266309844901924581_n

639523263_18554279083056632_6070403389203464765_n

558871615_18524622511056632_7254086023026641334_n

612462099_18543346645056632_5263359984284730074_n

639508677_18554279074056632_2185356552859921282_n

649603053_18562464925056632_3725763613938978512_n

© Panoramaplus.al