Aktori i njohur Arnold Schwarzenegger së fundmi është kthyer pas në kohë duke kujtuar momentin më të frikshëm që ai ka përjetuar gjatë operacionit që ai bëri në zemër.

Teksa postoi një video në YouTube, ish-guvernatori i Kalifornisë tha se u zgjua nga zërat e mjekëve të cilët ishin duke thënë se operacioni duhet të ishte jo-invaziv dhe kjo që i shkaktoi atij gjakderdhje të brendshme.
“Ne bëmë një gabim”, kujtoi Schwarzenegger momentin kur mjekët i thanë se menjëherë duhet të bëhej operacion për herë të dytë për ti shpëtuar jetën.
Schwarzenegger tha se në vitin 2019 do të fillonte xhirimet e filmit “Terminator: Dark Fate”, pjesa e gjashtë e ekskluzivitetit “Terminator”, brenda disa muajsh pas operacionit, kështu që qëllimi i tij ishte të shërohej sa më parë dhe të dilte nga spitali.
“Isha në mes të një fatkeqësie”, u shpreh ai.
Kujtojmë që në vitin 2018, ai bëri një operacion në zemër për të zëvendësuar një valvul pulmonare, atë që ai kishte vendosur në vitin 1997, ndërsa gjithashtu aktori iu nënshtrua sërish një operacioni në zemër në vitin 2020 për të zëvendësuar një valvul aortale.
© Panoramaplus.al
