Aktorja e njohur në filmin “Titanic” Kate Winslet po i afrohet të 50-tave, megjithëse trupi dhe fytyra e saj tregojnë të kundërtën.

Ajo së fundmi gjatë një interviste për “Yo Dona” të El Mundo, ka treguar sekretin e bukurisë.

Kate vazhdoi duke thënë: ”Unë nuk ha më mish, pi shumë ujë çdo ditë, marr suplementet e mia, notoj në ujë të ftohtë, që është shumë i mirë për qarkullimin e gjakut dhe pastrimin e poreve të fytyrës”.
Ndërsa përsa i përket pyetjes se a do dëshironte që të kthehej pas në kohën kur ka qenë 20-vjeçare, Kate u përgjigj jo ndonëse e ka shijuar shumë atë kohë.
“Nuk do të kthehesha në të 20-at, por e vërteta është se e kam shijuar shumë pjesën e fundit të të 30-tave.
Jam e lumtur si tani. Më pëlqen të jem 47-vjeçare, jam e emocionuar që po i afrohem të 50-tave. Por kur shoh foto nga të 30-at, si i kisha flokët, lëkurën, kaq të bukur… Mendoj se atëherë nuk e vlerësova aq sa duhet, nuk e shijova sa duhet.”– tha aktorja.
© Panoramaplus.al

