2 Shkurt, 2021

“Po fillon të më humbasë durimi”- Dafina Zeqiri e lodhur nga izolimi e distancimi social: Shpresoj që …


Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri po ‘fillon ta humbasë durimin’ për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Izolimi, distancimi social dhe papunësia janë kthyer në stres për këngëtaren, e cila ndau shqetësimin me ndjekësit, teksa uroi që të jenë mirë fizikisht dhe mendërisht.

“Një shkurt. Shpresoj që jeni mirë mendërisht dhe fizikisht. Nuk mund të besoj që është bërë një vit nga izolimi dhe distancimi social. Papunësia, që ka qenë një problem shumë i madh për ne. Shpresoj që kjo situatë të zgjidhet këtë vit. Kam filluar ta humbas durimin”,- shkroi ajo.

Izolimi është kthyer në problem për artistët për shkak të anulimit të koncerteve, dasmave, si edhe moslejimit të muzikës live.

© Panoramaplus.al