7 Janar, 2025

“Po bëhet nami”- Konkurrentja ndan informacione nga jashtë me banorin e Big Brother, produksioni i tërheq vëmendjen! Video që u bë virale


Banorja e Big Brother Vip Kosova, Sara Kolami, ka ndarë së fundmi informacione nga jashtë me njërin nga konkurrentet, Drilonin.

Teksa dyshja kanë qenë duke biseduare me njëri-tjetrin, një moment Sara i kërkon Drilonit t’i afrohet për t’i treguar diçka në vesh.

Edhe pse toni i zërit të saj ka qenë i ulët, përsëri është dëgjuar kur banorja ka thënë “jashtë po bëhet nami”.

Pasi i komunikoi këtë informacion boksierit, ky i fundit i është drejtuar duke i thënë “e ku e di ti?”.

Gjatë këtij momenti menjëherë në lojë ka hyrë produksioni, i cili i ka tërhequr vëmendjen banores duke i thënë disa herë “Sara kujdes mikrofonin”.

Kjo video është bërë menjëherë virale në rrjetet sociale dhe po aludohet se dikush e informon modelen se çfarë po ndodh jashtë.

 

© Panoramaplus.al