4 Prill, 2018

“Playboy më shpëtoi jetën”, Pamela Anderson rrëfen jetën e saj


Aktorja dhe modelja Pamela Anderson ka zbuluar në një intervistë për “Us Weekly”, se “Playuboy” i ka shpëtuar jetën. Sipas saj, revista e Hugh Hefner i ka shpëtuar jetën në kuptimin e vërtetë të fjalës.

Karriera e suksesshme si një lepurushe për Pamela Anderson nisi në vitin 1989, kur doli në kopertinën e revistës së famshme, ndërsa pak më vonë u vlerësua edhe si ‘Playmate’ e muajit.

“Kam qenë shumë e ndrojtur si fëmijë. Me mua ka abuzuar ‘dado’ kur isha ende 4 vjeç dhe raportet e para me meshkujt nuk kanë qenë konsensualë. Por “Playboy” më dha forcë dhe më shpëtoi jetën”, tregon ndër të tjera Pamela Anderson.

“Ndihesha si në kurth dhe kisha nevojë të çlirohesha. Foto për “Playboy” ishin një çlirim për mua, sepse takova shumë artistë dhe njerëz të sjellshëm”, ka shtuar aktorja.

Pamela Anderson ka folur për herë të parë për eksperiencat e saj në vitin 2014, kur tregoi abuzimet nga ‘dado’ kur ishte 4 vjeç. Ndërsa kur ishte 12 vjeç është përdhunuar nga një 25-vjeçar. Shumë kohë më vonë ajo është përdhunuar në grup nga i fejuari i saj dhe 6 meshkuj të tjerë.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al