28 Tetor, 2020

Playboy i famshëm italian bëhet baba për herë të dytë, partnerja e tij 28 vite më e re sjell në jetë një vajzë


Milioneri dhe playboy italian, Gianluca Vaçhi dhe partnerja e tij, Sharon Fonseca, janë bërë prindër për herë të parë.

gianluca dhe sharon (1)

Sharon ka sjellë në jetë një vajzë dhe këtë lajm të bukur dyshja e ndau me të gjithë në rrjete sociale.

gianluca dhe sharon (2)

Ajo është me ne. Sharon dhe unë jemi të lumtur t’ju njoftojmë se këtë mëngjes lindi vajza jonë Blu Jerusalema Vaçhi. Falënderojmë Zotin që ajo është e shëndetshme dhe ne e duam më shumë se jetën tonë!”- ka shkruar Gianluca krahas fotos së ëmbël, ku shfaqet pranë vogëlushes dhe Sharon.

gianluca dhe sharon (5)

Ndërsa partnerja e tij ka publikuar një foto të bukur, ku Gianluca shfaqet me të bijën në krahë.

gianluca dhe sharon (1d)

Gianluca, i cili është i njohur për videot me kërcimin e tij karakteristik në Instagram, u lidh me Sharon në prill të 2017-ës.

 

gianluca dhe sharon (1ds)

Para se të lidhej me Sharon, ai ka qenë në një marrëdhënie me supermodelen Giorgia Gabriele, e cila postoi fillimisht videot e tij duke kërcyer, që u bënë më pas virale.

Gianluca ka edhe një vajzë të quajtur Ginevra Mavilla, e cila ka lindur në vitin 2002 në Itali.

3

© Panoramaplus.al