16 Janar, 2026

Platforma “X” në kolaps, mijëra raportime për probleme dhë rrëzimin e rrjetit!


Probleme me funksionimin e rrjetit social dhe platformës X (më parë Twitter).

Avaritë u regjistruan pasditen e së premtes, më 16 janar, me mijëra përdorues që nuk mund të hynin në platformë.
Përdoruesit informuan se kanë probleme me X dhe se nuk mund të hyjnë dot në platformë.

Ndërsa përdorues nga e gjithë bota, raportojnë në Downdetector, ata nuk mund të hyjnë në platformë, të ngarkojnë përmbajtje dhe të dërgojnë mesazhe.

Ende nuk ka një reagim zyrtarë nga vetë kompania e manjatit Elon Musk dhe shkaqet që e kanë shkaktuar këtë kolaps.

© Panoramaplus.al