5 Dhjetor, 2019

Plas sherri në lokal, fansi i çmendur puth me zor balerinën e njohur


Balerina e njohur Isida Mollaymeri ka qenë së fundmi pjesë e një kurthi të ngritur nga stafi i emisionit ‘ThumbOn’.

Pasi gazetari e ftoi në një intervistë balerinën, aty ndodhej aktori i emisionit i cili luajti rolin e një fansi të çmendur të Isidës.

Në fillim ai i kërkoi balerinës që të bënin një foto e më pas ‘fansi’ e puth në qafë pa aprovimin e saj.

Më pas fansi ulët në tavolinën ngjitur dhe i hedh fjalë provokuese. Nga ky moment fillon sherri në lokal sepse ai po pengonte intervistën duke dashur të njihet më shumë me balerinën e njohur.

Kjo gjë e ka vënë në siklet Isidën e cila e tensionuar vendos të largohet.

© Panoramaplus.al