Këngëtarja Baby G duket se është përfshirë në një sherr, ku si pasojë e dhunës së ushtruar mbi të ka marrë dhe të çara në fytyrë. Ka qenë vetë Baby G, ajo që e ka denoncuar publikisht dhunën e ushtruar mbi të, duke akuzuar si dhunuese shoqen e saj Bleta Gashin.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes vajzash, por këngëtarja ka bërë publike foto në “Instastory”, ku ajo duket e gjakosur dhe me një të çarë në ballë.
I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i të akuzuarës si dhunuese, Bleta Gashit, e cila ka shkruar në “Instastory” se të gjitha janë pjesë e një mashtrimi të këngëtares Baby G.
“Policia dhe të gjithë e din se çfarë aktoreje e mirë je ti, shumë njerëz e panë atë që ndodhi, je një mashtruese por e vërteta do të dalë shpejt”, ka shkruar Bleta Gashi në “Instastory”.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
