13 Nëntor, 2020

Planifikon të organizojë një festë Krishtlindjeje, Khloe Kardashian kritikohet ashpër nga fansat për këtë arsye të fortë


Khloe Kardashian është përballur me një reagim të ashpër, pasi ndau me të gjithë dëshirën për të organizuar një festë Krishtlindjeje, pavarësisht nga pandemia e koronavirusit, raporton “Mirror”.

Khloe kardashian (6)

Ylli 36-vjeçar i ishte përgjigjur pyetjes së një fansi nëse pandemia i kishte prishur ndonjë plan që Kardashians dhe Jenner të mblidheshin bashkë.

Khloe kardashian (1)

Familja zakonisht i pret Krishtlindjet me një festë ekstravagante, ku njëra nga shtëpitë e tyre shndërrohet nga zbukurimet.

Khloe kardashian (5)

Vitin e kaluar ishte Kim Kardashian ajo që e organizoi, ndërsa këtë herë duket se përgjegjësinë do ta marrë Khloe.

Khloe kardashian (4)

Kur u pyet nëse festa e Krishtlindjes do të anulohej këtë vit, Khloe u përgjigj:

Lutem që jo! Mendoj se do të jetë shumë më e vogël. Dhe unë jam shumë në rregull me këtë gjë! Por ne do i festojmë me patjetër Krishtlindjet!

Thjesht duhet të jetë e vogël dhe e sigurt. Ndoshta do të bëjmë teste të shpejta Covid-i para festës. Duhet të mendojmë çfarë është më e sigurt”.

Khloe kardashian (2)

Por kjo përgjigje e saj solli një reagim akoma më të ashpër, pasi fansave nuk u ka pëlqyer që testet e Covid-19 të përdoren për këtë qëllim, kur miliona amerikanë po dorëzohen para virusit.

Khloe kardashian (3)

Gjatë këtyre kohëve familja Kardashian-Jenner është përballur me kritika të shumta, për shkak të festës që Kim organizoi në një ishull privat me 30 të afërm për 40-vjetorin e lindjes.

© Panoramaplus.al