26 Korrik, 2025

Plane për martesë? Bradley Cooper dhe Gigi Hadid drejt hapit të madh, çfarë po flitet për ta


Një nga çiftet më të përfolur të momentit, Bradley Cooper dhe Gigi Hadid, duket se po përgatiten për një hap të rëndësishëm në marrëdhënien e tyre.

Sipas një burimi për Page Six, aktori i njohur 50-vjeçar po mendon seriozisht për martesë dhe zgjerimin e familjes me supermodelen 30-vjeçare.

Thashethemet për një propozim të mundshëm martese janë intensifikuar kohët e fundit, me burime që pretendojnë se Cooper mund t’i propozojë Gigit në muajt në vijim. Që nga tetori i vitit 2023, kur u fotografuan për herë të parë në një darkë romantike në restorantin e famshëm Via Carota në New York, marrëdhënia e tyre është forcuar ndjeshëm.

Ata janë jashtëzakonisht të lumtur dhe të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit,” tha një mik i afërt për Page Six, duke shtuar se çifti po imagjinon një të ardhme të përbashkët si familje e përzier, ku përfshihen edhe vajzat e tyre nga lidhjet e mëparshme.

Bradley Cooper është baba i Leah De Seine, 7 vjeçe, nga marrëdhënia e tij me modelen Irina Shayk. Gigi Hadid ka një vajzë, Khai, 5 vjeçe, nga lidhja me këngëtarin Zayn Malik. Të dy prindërit janë të përkushtuar ndaj kujdestarisë dhe bashkëprindërimit aktiv me ish-partnerët e tyre.

Në një intervistë për revistën Vogue, Gigi Hadid konfirmoi harmoninë në bashkëprindërim me Zayn Malik:
E caktojmë orarin muaj më parë dhe mbështesim njëri-tjetrin. Nuk është gjithmonë e lehtë, por funksionon.”

Raportime të fundit theksojnë se vajzat e çiftit tashmë kalojnë kohë së bashku, dhe se prindërit, pavarësisht angazhimeve profesionale, i japin përparësi kohës me fëmijët dhe ndërtimit të marrëdhënies së tyre.

Në një deklaratë të fundit për Vogue, Hadid shprehu ndjenjat e saj për Cooper me fjalë të ndjera:
“Të gjesh dikë që është në të njëjtën fazë të jetës dhe të punoni bashkë për të qenë partnerët më të mirë… ndihem thjesht shumë me fat.”

Mbetet për t’u parë nëse ky çift i admiruar do të zyrtarizojë lidhjen e tyre në të ardhmen e afërt, por gjithçka tregon se Bradley dhe Gigi janë më të afërt se kurrë dhe të gatshëm për një kapitull të ri së bashku.

© Panoramaplus.al