2020-ta nuk ka qenë një vit i mirë për Ronela Hajatin, e cila nuk ka sjellë projekte të reja muzikore, duke zgjedhur që të bëjë pak kohë pushim.

Megjithatë, këngëtarja ka punuar gjatë kësaj periudhe dhe ka njoftuar se në muajin mars do të lancohen këngë të reja.

Njëra prej tyre do të titullohet “Rron”, ashtu siç ajo vetë ka treguar në një postim që ka bërë në llogarinë e saj në Instagarm.

Ditën e djeshme, ajo zgjodhi të publikojë në Instastory një status, nëpërmjet të cilit u tregon fansave se sa i vështirë ka qenë për të viti që lamë pas.

“E di që u bë një kohë e gjatë që unë nuk jam aktive në muzikë apo intervista apo rrjete sociale… në fund të ditës publiku do muzikë për të hequr mendjen nga problemet dhe harrojnë që gjithkush nga ne ka shqetësime. Edhe pjesa më e vështirë është kur gjërat duhet t’i mbash për vete.
2020 ka qenë një nga vitet më të këqija për mua në çdo aspekt. Shumë të pakta kanë qenë momentet kur kam qeshur… shumë të lodhshme momentet që duhet të sillesh sikur çdo gjë është ok.
E vetmja gjë shpërqendruese ka qenë muzika! Sepse muzika na e bën çdo ndarje, sëmundje, vdekje, lot, mërzi, agoni pak më të përballueshme! Duajeni veten! Bëhuni të mirë! (Rron – 2021)”, shkroi Ronela.


