16 Maj, 2020

“Njerëzit bëjnë fëmijë e krijojnë familje por unë …”- Kujtim Prodani habit me deklaratën dhe zbulon bebin e katërt: Aty e kam qejfin


Kujtim Prodani ka zgjedhur të jetojë jetën e tij i lirë si beqar dhe të mos martohet. Këngëtari ka vendosur të mos martohet dhe nuk ka fëmijë.

Por ndërsa njerëzit krijojnë familje e bëjnë fëmijë, Prodani shprehet se dëshira e tij është të bëjë albume.

Në një intervistë, ai zbuloi se ka nxjerrë albumin e fundit të titulluar “Prodan”, duke e quajtur bebi i tij i katërt.

Këngëtari shtoi se “Prodan” flet për të dhe ka përfshirë në album gjashtë vite të jetës së tij.

Ndërsa u shpreh se ndërsa pjesa dërrmuese e njerëzve krijojnë familje, qejfi i tij është të bëjë këngë e albume.

“Aty brenda jam unë. E titullova Prodan se janë 6 vite të miat aty brenda. Jam i bindur se do keni këngë që do gjeni veten. Pjesa dërrmuese e globit krijojnë familje e bëjnë fëmijë. Unë e kam aty qejfin, aty është bebi im numër katër,”- tha ai i ftuar në emisionin “Rudina”.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al