Teksa kantautori i njohur Pirro Çako ishte i ftuar disa javë më parë në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, u përball me pyetjet ngacmuese të fëmijëve. Ata e pyetën lidhur me ish-bashkëshorten Inva Mula, por ai refuzoi të përgjigjej duke thënë se nuk ishin pyetje për fëmijë.

Më pas moderatorja Alketa Vejsiu nuk i kurseu komplimentet ndaj tij, duke sjellë reagim nga Ermal Mamaqi. Ky i fundit postoi në “Instagram” një foto të Alketës dhe Pirros gjatë programit.
Bashkëngjitur me të shkruante: “TV Klan–Alketa i thotë Pirro Çakos në emision: “Je shembull për të gjithë baballarët që na ndjekin! Pirro, i divorcuar dhe ka 10 vjet që pi kafe te blloku vetëm me goca të reja. Sa tha këtë Alketa, ma fiku Ami televizorin. Dhe nuk më lë të shoh më kështu emisionesh”.

Po më pas moderatori i njohur e fshiu nga profili i tij këtë postim. Por mesa duket Mamaqi e njeh aq mirë Pirron, sa fjalët e tij i vërtetojnë këto paparazzi të revistës “Story”.
Ai është fotografuar brenda një marketi duke bërë blerje dhe duke biseduar me një vajzë të re, me të cilën aq shumë po i shijonte biseda sa nuk i ndahej. Për më shumë shihni fotot e kantautorit të shkrepura në një market në zonën e ish-Bllokut.
© Panoramaplus.al
