12 Qershor, 2019

Piloti i Moto GP-së harron modelen seksi, në lidhje me një tjetër femër “hot” (FOTO)


Piloti i Moto GP-së, Andrea Iannone dhe Giulia De Lellis, janë çifti më i ri i showbizz-it italian? Revista e njohur italiane “Chi”, ka publikuar foto të dyshes të kapur mat në një lokal në Lugano të Zvicrës, ku Andera ka një shtëpi.

Piloti dhe blogerja nuk e kanë konfirmuar lidhjen, por duket se për fansat kanë lënë disa detaje në profilet e tyre në “Instagram”.

Ata kanë publikuar në “Instastory” foto nga i njëjti vend, duke i bërë më shumë ndjekësit e tyre të dyshojnë se kanë nisur një romancë.

Sipas mediave italiane, ka qenë Iannone ai që ka treguar interes fillimisht ndaj ish-protagonistet tek emisioni “Uomini e Donne”. Nëse lidhja e tyre është e vërtetë, atëherë do të jenë çifti më “hot” i kësaj vere.

Tashmë duket qartë se Andrea e ka harruar lidhjen e tij me modelen seksi, Belen Rodriguez, e cila u rikthye me ish-bashkëshortin e saj, Stefano De Martino.

Foto të Giulia De Lellis 

© Panoramaplus.al