Njerëzit thonë se Pete Davidson është një yll në rritje dhe kjo tashmë ka sens edhe në kuptimin e parë të fjalisë. Sepse komediani po flet me Jeff Bezos për të qenë pjesë e një fluturimi me anije kozmike “Blue Origin”!

TMZ ka konfirmuar se ylli i ‘SNL’ është në diskutime serioze me Bezos për këtë fluturim. Pete ka vite që dëshiron një biletë në hapësirë dhe diskutimet mes tij dhe Bezos kanë nisur prej disa kohësh.
“Pete është i emocionuar”, tha një burim. “Ata nuk kanë nënshkruar ende një kontratë, por duket se do të ndodhë. Detajet janë duke u finalizuar. Takimi shkoi shumë mirë me Jeffin.”

Nuk dihet ende se kur Davidson do të shkojë në hapësirë, por ka të ngjarë të jetë më vonë këtë vit. Në janar, komediani 28-vjeçar dhe Kardashian morën pjesë në një darkë me Bezos dhe të ftuar të tjerë, duke përfshirë Kris Jenner, Corey Gamble dhe partneren e Bezos, Lauren Sanchez.
Pete është një nga shumë personazhe publike që regjistrohet për një fluturim të “Blue Origin”.
Fakt funny: Udhëtimin e fundit në hapësirë Pete e bëri kur luajti personazhin e tij të njohur të Çadit për një skeç në ‘SNL’ majin e kaluar … kur Elon Musk ishte i ftuar. Të gjithë e dimë se Elon dhe Jeff janë rivalë, kështu nuk i dihet nëse kjo skemë ishte ajo që e shtyu Bezos të merrte Pete në ekipin e tij.
© Panoramaplus.al
