28 Janar, 2018

Peshkoi peshkaqenin në ishullin privat, Gjiko e pëson keq në Maldive


Gjatë pushimeve në Maldive, Gjiko dhe Elita postuan një video ku shfaqej reperi duke peshkuar dhe duke nxjerrë një peshkaqen në rërë. Kjo video ka ngjallur reagimin e një zhytësi profesionist në Maldive, Shaff Naeem i cili ka postuar videon dhe shprehet i irrituar për faktin që reperi shqiptar ka bërë një veprim të tillë pasi peshkimi i peshkaqenëve në ishujt Maldive është i ndaluar.77613-640-0-5a6dd6afb1479

“Një video e reperit të famshëm nga Kosova Gjiko i cili ka peshkuar një peshkaqen dhe e ka hedhur në rërë, më vonë ka bërë foto me të dhe i ka postuar në Instagram për të treguar sa ‘i suksesshëm’ ka qenë. Ju lutem shpërndani këtë video sa më shumë që të mundeni sepse ai po bllokon çdo person që i komenton në Instagram”, ka shkruar Shaff Naeem.

Në postimin e tij ka komentuar edhe menaxheri i resortit ku qëndronte Gjiko dhe Elita. “Ne e kuptojmë që jeni të shokuar nga kjo video dhe ju sigurojmë që edhe ne u ndjemë kështu kur e morëm vesh. Peshkaqeni është rikthyer përsëri në ujë, gjithsesi kjo nuk e justifikon sjelljen shokuese dhe mosrespektin e treguar. Klienti në fjalë është futur në listën e zezë dhe ne do të ndihmojmë autoritetet lokale nëse ata dëshirojnë ta ndjekin çështjen”, ka komentuar ai.

Burimi: Xing

© Panoramaplus.al