4 Shkurt, 2019

Pesë vite pasi djali i tij kreu vetëvrasje, ndërron jetë aktori i famshëm


Është ndarë nga jeta aktori Kristoff St John, i njohur për rolin e tij në serialin “The young and the Restless”. Ai ndërroi jetë në moshën 52-vjeçare.

Një mik i St John shkoi të dielën ta vizitonte atë në shtëpinë e tij në San Fernando Valley, California., ku gjeti trupin e pajetë.

Miku i aktorit lajmëroi menjëherë ambulancë, ku mjekët mbërritën pas njoftimit për ta gjetur aktorin pa asnjë shenjë jetë.

Mediat e huaja shkruajnë se policia nuk ka gjetur prova për ndonjë shkaktar të mundshëm në këtë vdekje. Por dyshimet e para thuhet se ka qenë alkooli.

Në vitin 2014, aktori dhe bashkëshortja e tij e parë, kampionia e boksit Mia St John humbën djalin e tyre Julian.

Sipas një artikulli të “Huffington Post”, djali i dyshes, i cili ishte një piktor, ishte diagnostikuar me skizofreni në moshën 18-vjeçare.

Ndërkohë më vonë çifti ngriti një padi civile kundër spitalit psikiatrik duke pretenduar se stafi ishte treguar neglizhent.

St John ishte i njohur për rolin e Neil Winters në dramën e CBS që nga viti 1991, për të cilin ishte nominuar 9 herë në Emmy Awards. Aktori i famshëm  kishte dhe dy vajza, Paris dhe Lola.

© Panoramaplus.al