24 Qershor, 2025

Pesë vite martesë, Brooklyn Beckham bën dedikimin emocionues për partneren: Propozimi ndaj Nicola-s ishte vendimi më i mirë i jetës sime


Brooklyn Beckham ka shprehur sërish publikisht dashurinë për bashkëshorten e tij, Nicola Peltz, në një postim  në Instagram, teksa dyshja festojnë përvjetorin e pestë të tyre.

Në një foto  ku  Brooklyn shihet duke e puthur Nicole në qafë, shkroi:

Kanë kaluar pesë vjet që kur i kërkova kësaj gruaje të bukur të martohej me mua. Vendimi më i mirë që kam marrë ndonjëherë. Të dua shumë.”

Postimi vjen në një moment ku përflitet për tensione të vazhdueshme midis çiftit dhe familjes Beckham. Në muajin maj, burime për revistën PEOPLE raportuan se Brooklyn dhe Nicola munguan në ditëlindjen e David Beckham, çka nxiti aludime për një distancim familjar.

“Ka tensione mes tyre dhe familjes së gjerë Beckham. Ata e duan Brooklyn-in, por janë të lënduar që nuk është më pjesë aktive e familjes,” tha një burim për revistën.

Sipas një tjetër burimi, arsyeja e mungesës së çiftit në festë lidhej me praninë e Kim Turnbull, ish-partneres së vëllait të Brooklyn-it, Romeo Beckham, e cila thuhet se ka pasur një histori të kaluar edhe me Brooklyn. Megjithatë, si Romeo, ashtu edhe Turnbull, i kanë mohuar kategorikisht thashethemet duke i cilësuar si “të pavërteta”.

Pavarësisht zërave dhe tensioneve familjare, Brooklyn dhe Nicola duket se po vazhdojnë të fokusohen tek lidhja e tyre, duke ndarë momente personale dhe mesazhe dashurie me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale.

© Panoramaplus.al