
Nëse ushqehesh keq është e pamundur të largosh kilogramët e tepërt vetëm nëpërmjet aktivitetit fizik.
Kur vjen puna tek rënia nga pesha, ushqimet që hani janë shumë herë më të rëndësishme se palestra.
Kjo ndodh sepse pjesa më e madhe e dhjamit në trup akumulohet nga yndyrnat e pashëndetshme.
Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për ushqimet që ju ngopin por nuk ju shëndoshin.
Vezët
Vezët janë një ushqim i shkëlqyer për rënien në peshë.
Ato janë të pasura me ushqyes dhe përmbajnë pak kalori apo sheqer.
Vezët janë të pasura me proteinë, hekur, vitamina dhe minerale.
Vezët mund t’i konsumoni në mëngjes për një vakt të bollshëm dhe ngopës, por edhe në drekë.
Për këtë vakt të rëndësishëm ju mund t’i zieni vezët dhe t’i shoqëroni me sallatë jeshile ose sallatë me patate.
Frutat E Pyllit
Këto fruta përmbajnë sasi të mëdha të fibrës dhe shumë pak sheqer në krahasim me frutat e tjera.
Manaferrat dhe boronicat përmbajnë antioksidantë dhe vitamina që ju mbajnë në formë dhe eliminojnë inflamacionin./ Agroweb.al

