22 Janar, 2025

Pesë muaj pasi u bë baba, Justin Bieber poston foton e veçantë me djalin


Këngëtari i njohur Justin Bieber po kalon periudhën më të bukur të jetës së tij, pesë muaj pasi ai dhe bashkëshortja, Hailey Bieber, u bënë prindër për herë të parë.

Së  fundmi ylli me famë botërore ka ndarë një foto të rrallë të djalit teksa e mban në gjoks por është kujdesur që të mos tregojë fytyrën e tij para kamerave.

Mesa duket Jack i ka shoqëruar prindërit për pushimet që këta të fundit po kalojnë në Aspen.

Veç fotos me të voglin e tij, Justin ka shpërndarë për ndjekësit edhe momente të tjera nga pushimet ku tregon sesi e kalon kohën në malin me dëborë me miqtë dhe partneren.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al