Ish e fejuara e Liam Payne, Maya Henry, ka folur për herë të parë që nga vdekja tragjike e Liam Payne.

Maya, e ftuar në një intervistë pretendon se ish-ylli i One Direction përdorte lëndë narkotike.

Modelja u shpreh se e donte shumë Liam, gjatë lidhjes së tyre, mirëpo ajo theksoi se ishte varësia e këngëtarit ndaj drogës, arsyeja pse u ndanë pasi marrëdhënia mes tyre u bë mjaft e vështirë.

“Fillimisht, ishte përdorimi i drogës dhe varësitë që na ndanë. Kushdo që ka qenë me një të varur e kupton se sa e vështirë është kjo. Ndërsa unë e doja shumë, ai bëri gjëra që më lënduan në mënyra që nuk do t’i kuptoja kurrë plotësisht, dhe ai vazhdoi të më lëndonte shumë vite pasi u ndamë,” tha ajo për The Rolling Stone, shkruan DailyMail.

Modelja dhe i ndjeri Liam u takuan për herë të parë në 2019, ata i dhanë fund lidhjes së tyre duke anuluar dhe fejesën në vitin 2022.


