Gigi Hadid i është rikthyer pistave të modës pa bërë ende gjashtë muaj që nga ardhja në jetë e vajzës së saj, Khai-t.

Supermodelja 25-vjeçare u shfaq në sfilatën e “Versace’s Milano Fashion Week” dhe dukej mahnitëse, sipas “Mirror”.

Gigi u ngjit në pasarelë bashkë me motrën e saj të vogël, Bella Hadid, e cila është 24 vjeç.

Shfaqja virtuale e regjistruar paraprakisht u transmetua në “YouTube” në fillim të kësaj jave, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Gigi u shfaq e veshur me një fustan të gjatë të zi, i cili i theksonte linjat trupore.

Edhe në veshjet e tjera që mbante veshur, Gigi arriti që të tërheq vëmendjen e mijëra shikuesve të pistës.

Modelja po përjeton një histori të bukur dashurie me këngëtarin Zayn Malik.



