Para pak muajsh,Eni Koçi zbuloi se e kishte kaluar koronavirusin pa shqetësime serioze.

Por, duket se shqetësimet më të mëdha po i përjeton pas infektimit.

Këngëtarja ka treguar se se pavarësisht se kanë kaluar 5 muaj nga koha kur ka rënë në kontakt me Covid-19, ende nuk i është kthyer shija e as nuhatja.

Ajo është shprehur se e vetmja gjë që ndjen është një shije shumë e keqe e ndonjë ushqimi.

“Nëse ndonjëri prej jush e ka kaluar covid-in, ju lutem më tregoni a ju është kthyer shija dhe nuhatja. Kam 5 muaj që pres të më kthehet dhe asgjë. E vetmja gjë që ndjej është një shije tmerrësisht e keqe e ndonjë ushqimi”,- ka treguar këngëtarja për ndjekësit e saj.

Më pas, secili prej tyre ka ndarë eksperiencën personale me Enin dhe kanë treguar se ju është kthyer shija e nuhatja pas shumë muajsh.

Ndërkohë, ajo tha se testi i parë që kishte bërë gjatë kohës që nuk kishte nuk kishte shije, i kishte dalë negativ.

Ndërsa kur ka bërë të dytin, ka mësuar se e ka kaluar.
© Panoramaplus.al
