14 Prill, 2021

Pesë javë pas lindjes, Emily Ratajkowski tregon linjat perfekte trupore e veshur me bikini


Në muajin mars të këtij viti, supermodelja Emily Ratajkowski solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Sylvester.

emily ratajkowski (5)

29-vjeçarja vendosi që të ndajë me të gjithë ndjekësit në rrjete sociale një video, për të treguar se si ka ndryshuar trupi i saj që pas lindjes, shkruan “Daily Mail”.

emily ratajkowski (6)

Modelja e lindur në Mbretërinë e Bashkuar, shihej e veshur me bikini teksa pozonte para pasqyrës duke u rrotulluar për ta treguar trupin e saj në të gjitha këndet e mundshme.

emily ratajkowski (12)

Në fillim, Emily tregoi barkun e saj të sheshtë e më pas, edhe të pasmet e tonifikuara.

emily ratajkowski (13)

Emily dhe bashkëshorti i saj, Sebastian Bear-McClard, zbuluan lajmin emocionues se do të bëheshin prindër për herë të parë vjeshtën e kaluar.

emily ratajkowski (7)

Modelja tregoi barkun e rrumbullakosur kur pozoi për revistën “Vogue”.

emily ratajkowski (10)

Pavarësisht se Emily solli në jetë një djalë, modelja është shprehur se nuk ka dëshirë ta përcaktojë gjininë e fëmijës së saj derisa ai të mbushë 18 vjeç, që të jetë në gjendje të kuptojë orientimin e vërtetë seksual.

emily ratajkowski (3)

© Panoramaplus.al