15 Shtator, 2018

Përveçse politikan, Ramush Haradinaj edhe këndon: Shqipëri moj trime, të ka zili bota (VIDEO)


Një ditë më parë ishte e ftuar në emisionin “Ftesë për 5” Anita, bashkëshortja e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.

Gjatë intervistës, ajo foli edhe për bashkëshortin e saj ku u shpreh se Haradinaj shpeshherë provon edhe të këndojë.

Pas kësaj, në ekran u shfaq një video ku kryeministri kosovar ia merr këngës ekskluzivisht për “Ftesë për 5”.

“Shqipëri moj trime, të ka zili bota”, këndon Haradinaj, ndërsa shprehet se ka dëshirë të këndojë, pro nuk shquhet se e bën mirë këtë gjë.

© Panoramaplus.al