Ajo është një nga këngëtaret më të njohura shqiptare, e cila prej disa kohësh po bën një pushim nga muzika. Bëhet fjalë për Flaka Krenalin e cila ka disa kohë që nuk ka sjellë asnjë projekt të ri.

Por teksa ditën e sotme ishte e ftuar në një lidhje direkte në emisionin “Kafe In”, Flaka ka treguar se këtë verë është gati të pushtojë tregun e muzikës shqiptare, pasi po punon të nxjerrë 3 këngë të reja.
Gjatë kësaj interviste, këngëtarja ka treguar ndër të tjera se veç muzikës, ajo punon edhe si agjente marketingu në një radio në Kosovë.

“Po punoj në një radio, jo si moderatore, por si agjente shitjesh, marketing”, tha Flaka.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
