Duke qenë se situata politike në Tiranë ka qenë disi e ngarkuar ditët e fundit nga aktualiteti politik, kreu i opozitës Basha ka preferuar të largohet pak nga ‘zhurma e madhe’ kryeqytetit dhe të përfitoj nga fundjava.
Ai ka zgjedhur të kaloj një ditë relaksi së bashku me bashkëshorten e tij Aurela në Valbonë. Basha ka postuar foto në rrjetin social Facebook ku shfaqet i buzëqeshur përkrah bashkëshortes së tij.
Nuk dihet se sa do të zgjasin ditët e pushimeve, por duket që Basha po shijon bukurinë e natyrës së Valbonës, e cila në vjeshtë ka vërtetë një pamje magjepsëse.

© Panoramaplus.al

