Pas daljes nga shtëpia e “Big brother Vip”, Fifi është shfaqur më e lumtur se kurrë duke shijuar në maksimum historinë e dashurisë me partnerin e saj, Adis Patuashi.

Dyshja e filloi lidhjen e tyre para disa javësh dhe shpesh-herë kanë ndarë foto dhe video ku shikohen në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Së fundmi, Fifi ka postuar në profilin e saj të Instagramit disa fotografi së bashku me Adisin, ku në njërën prej tyre shfaqet duke u puthur.

“Përtej gjithësisë, me ty, vetëm ty”, ka shkruar këngëtarja krahas postimit.

Sa i përket karrierës muzikore, kënga e fundit që Fifi ka publikuar është ajo me titull “Hana”, në bashkëpunim me Dj PM dhe Dj Dagz.
© Panoramaplus.al
