4 Korrik, 2018

Personi i saj i zemrës përfundon në spital, Fjolla Morina lutet publikisht (FOTO)


Ajo është një ndër këngëtaret shqiptare më të komentuara për jetën e saj private, edhe pse mundohet që mos të zbulojë shumë rreth saj. Por Fjolla Morina është shpeshherë në qendër të vëmendjes me postimet e saj provokuese në rrjetet sociale.

Por sot ajo është në një situatë shumë të vështirë, pasi nëna e saj ndodhet e shtruar në spital. Fjolla ka postuar dy foto ku lutet publikisht për shëndetin e saj.

“Zoti të bekoftë mami”, shkruan Fjolla sipër fotos ku nëna e saj shfaqet duke buzëqeshur.

Ndërkohë në një foto të dytë këngëtarja na tregon se nëna e saj ndodhet në spital dhe ndërkohë që është duke marrë serum Fjolla i mban dorën. Sipër fotos ajo ka vendosur dy duar që luten, duke treguar se ndihet shumë e dëshpëruar që nëna e saj është e sëmurë.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al