25 Nëntor, 2020

“Përqafoja djalin, duke e ditur se po humbisja fëmijën e dytë”- Meghan Markle zbulon ngjarjen e trishtë: Në verë pësova…


Dukesha e Sussex, Meghan Markle zbuloi se ka qenë shtatzënë dhe humbi fëmijën e saj në muajin korrik.

“E dija, teksa përqafoja fëmijën tim të parë, duke e ditur se po humbisja fëmijën e dytë,”– tha Meghan Markle për New York Times, duke u shprehur se “dhimbja ishte e padurueshme”.

“Shikoja zemrën e bashkëshortit tim të thyhej, ndërkohë që ai përpiqej të mbante copëzat e mia të copëtuara të zemrës,”– tha Dukesha britanike.

Ndërsa më pas shtoi: “Humbja dhe dhimbja kanë pllakosur secilin prej nesh në vitin 2020″.

Dukesha dhe Princi Harry, Duka i Sussex, u zhvendosën në Kaliforni për të jetuar larg vëmendjes së mediave, pasi hoqën dorë nga titujt mbretëror në janar.

Çifti mirëpritën në jetë fëmijën e tyre të parë, Archie, më 6 maj 2019.

Gjatë intervistës, Meghan Markle rrëfeu momentin kur ndjeu një dhimbje teksa kujdesej për djalin.

“Rashë në dysheme me të në krahë dhe këndova një ninullë që të ishim të dy të qetë. Melodia e saj e gëzueshme ishte një kontrast i fortë me faktin që tek unë diçka nuk shkonte. Disa orë më vonë, u shtrova në spital dhe mbajta dorën e burrit tim. Ndjeva butësinë e pëllëmbës së tij dhe i puthja nyjet, të lagura nga lotët tanë. Duke parë muret e bardha të ftohta, sytë e mi shkëlqyen. U përpoqa të imagjinoja se si do të shëroheshim,”- rrëfeu ajo.

Dukesha shtoi se: “Nga dhimbja e humbjes së fëmijës sonë, bashkëshorti im dhe unë zbuluam se në një dhomë me 100 gra, 10 deri në 20 prej tyre kishin pasur abort spontan. Pavarësisht se shumë njerëz e përjetojnë këtë dhimbje, biseda për këtë temë mbetet tabu. Disa kanë ndarë më guxim historitë e tyre.”

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al