28 Maj, 2018

Përqafime dhe puthje pasionante për Ronaldon nga e fejuara e tij (Foto)


Mbrëmjen e së shtunës Real Madrid u shpall për herë të tretë radhazi kampion i Champions League, në finalen që u organizua në Kiev të Ukrainës, ku u përball me Liverpool. Edhe pse nuk arriti të dërgoj topin në rrjetë, Ronaldo ishte në sytë e të gjithë mediave dhe objektivi kryesor i fotografëve. Futbollisti portugez është komentuar shumë pas përfundimit të ndeshjes, ku u shfaq duke festuar me dy tifozët e tij më veçantë.

E fejuara, Georgina Rodriguez dhe djali i tij kanë zbritur në fushë për të festuar me yllin e Real Madridit. Ashtu siç shihet edhe në foto, e fejuara e Cristiano Ronaldos nuk i ka kursyer puthjet pasiononte ndërkohë që e uronte për triumfin e skuadrës, pjesë e këtij triumf sigurisht që ka qenë edhe portugezi, i cili ka kontribuar në gjatë gjithë sezonin 2017-2018.

Edhe pse u përfol për një ndarje, çifti ishin së bashku në disa ditë pushime, para se të zhvillohej finalja në Kiev, ku Ronaldo dhe Georgina u dukën më të lumtur se kurrë duke pushuar në familje.

 

Panorama Plus

© Panoramaplus.al