Nëse deri më tani keni menduar se raportet mes Noizyt dhe Dafina Zeqirit nuk janë të mira, pas kësaj do të ndryshoni mendje. Dafina ka udhëtuar nga Amerika drejt Kosovës dhe ai që e ka pritur në aeroport ka qenë pikërisht reperi. Të dy kanë postuar nga një video ku edhe duket tepër të lumtur që janë takuar. Po ashtu mediat e Kosovës shkruan se Noizy e ka pritur me dhurata Dafinën, ai i ka dhuruar edhe një palë këpucë për të cilat shkruan në Instagram: “Ajo i pëlqen shumë”, shkruante reperi.

Çfarë të jetë duke ndodhur mes dyshes nuk e dimë, nëse ky raport shkon më tej një miqësie të mirë.Kujtojmë që vetëm pak kohë më parë Noizy ka sjell bashkëpunimin me Ledrin, me të cilin Dafina vite më parë ka qenë e lidhur.




