Nëna e Nicki Minaj ka ngritur një padi civile ndaj shoferit që përplasi për vdekje me makinë babain e reperes me famë botërore.
Carol Maraj ngriti një padi prej 150 milionë dollarësh kundër shoferit në Gjykatën e Lartë në New York.
64 vjeçari po kalonte rrugën në Long Island më 12 shkurt kur u përplas nga një automjet i drejtuar nga Charles Polevich, 70 vjeç, i cili ndaloi për të pyetur të plagosurin nëse ishte mirë, por nuk telefonoi ambulancën për ndihmë para se të largohej.
Maraj u dërgua në një spital lokal në gjendje kritike dhe ndërroi jetë të nesërmen.
“Pasi përplasi Maraj, (Charles) Polevich u largua nga vendi i aksidentit dhe nuk kërkoi ndihmë,”- shkroi Crump. “Ai jo vetëm që u tregua i papërgjegjshëm dhe neglizhent, por më shumë u shqetësua për ikjen dhe fshehjen sesa për kërkimin e ndihmës. Sjellja e tij ishte kriminale dhe e pamoralshme. Ai është përgjegjës pasi veprimet e tij të pamatura çuan në vdekjen e Robert Maraj!”
Polevich është akuzuar për largimin nga vendi i ngjarjes dhe manipulim të provave.
Policia tha se ai fshehu makinën e tij tip Volvo të vitit 1992 në një garazh pas aksidentit për ta fshehur.
Reperja 38-vjeçare nuk ka folur publikisht për vdekjen e babait të saj.
Ajo mirëpriti të jetë fëmijën e saj të parë me bashkëshortin Kenneth Petty shtatorin e kaluar në Los Angeles.
Minaj njoftoi se ishte në pritje të ëmbël në korrik 2020, vetëm disa muaj pasi zbuloi se do të tërhiqej nga karriera muzikore.





