Shoferi i Bentley-t që pasditen e së dielës (9 shkurt) përplasi dhe plagosi lehtë, Alexandra Nika, teksa po ecte me foshnjën e saj në rrugë, në Kolonaki, është identifikuar.

Drejtuesi i Bentley-t ishte në kërkim nga Policia Helenike, ndërsa, sipas informacioneve, ndaj tij ende nuk është ngritur asnjë akuzë, shkruajnë mediat greke.
Kujtohet se mjeti luksoz ishte dhënë me qira.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, në kryqëzimin e Patriarchou Ioakeim dhe Lukianou, kur në rrethana të panjohura drejtuesi i një makine Bentley ka plagosur partneren e këngëtarit Konstantinos Argyrou dhe më pas ka shkelur gazin dhe është zhdukur.
Gruaja ka mbetur e plagosur lehtë dhe nuk ka pasur nevojë të transportohet me ambulancë në spital, ndërsa foshnja ka mbetur e padëmtuar.
© Panoramaplus.al
