23 Shkurt, 2024

Përplaset nga makina burri i Shkurte Fejzës, zbulohet si është gjendja e tij shëndetësore


Bashkëshorti i këngëtares së njohur nga Kosova, Shkurte Fejza është përplasur nga makina ditën e sotme.

Mësohet se Hajrush Behluli, është përplasur teksa ka qenë duke e ecur me këngëtaren, në Prizren.

Lajmi është konfirmuar për” Telegrafin” nga vajza e tyre, Gresa Behluli.

 “Po është goditur nga një veturë, por është në gjendje të mirë shëndetësore”, tha thënë ajo.

Edhe policia ka reaguar duke thënë se i dëmtuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Sot me datë 23.02.2024 rreth orës 10:50 është raportuar për një aksident trafiku. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Adem Jashari, deri te  aksidenti ka ardhur kur këmbësori ka qene duke e kaluar rrugën dhe është goditur nga një automjet. Viktima ka pësuar lëndime të rënda por jashtë rrezikut për jetë. Policia ka intervistuar palët e përfshira dhe është njoftuar prokurori kujdestar, me urdhër të prokurorit rasti procedohet me procedurë të rregullt”, njofton policia.

© Panoramaplus.al