Aktorja e njohur amerikane Christina Applegate raportohet se është shtruar në spital pas një përkeqësimi të gjendjes së saj shëndetësore, si pasojë e betejës me sklerozën e shumëfishtë.
Sipas raportimeve nga TMZ, 54-vjeçarja është shtruar në spital në fund të muajit të kaluar, megjithatë ende nuk janë bërë publike detaje të sakta mbi arsyet e këtij shtrimi.
Një zëdhënës i aktores deklaroi për Daily Mail: “Nuk kam asnjë koment nëse ajo është në spital apo çfarë trajtimesh po i nënshtrohet. Ajo ka një histori të gjatë me probleme komplekse mjekësore për të cilat ka folur sinqerisht.”
Applegate bëri publike në vitin 2021 diagnozën e saj me Skleroza e shumëfishtë, një sëmundje kronike që prek sistemin nervor dhe shpesh shoqërohet me lodhje të theksuar, dhimbje dhe vështirësi në lëvizje.
Në një intervistë për People, aktorja kishte rrëfyer se sëmundja ka ndikuar ndjeshëm në jetën e saj të përditshme, duke e detyruar të kalojë pjesën më të madhe të kohës në shtrat për shkak të dhimbjeve të forta.
“Dua ta çoj vajzën time në shkollë, është gjëja ime e preferuar për të bërë me të. Është e vetmja kohë që kemi së bashku,” është shprehur ajo, duke shtuar se përpiqet të ruajë këtë rutinë pavarësisht vështirësive. “I them vetes: ‘Ktheje shëndoshë e mirë në shtëpi dhe pastaj kthehu në shtrat’. Dhe kjo është ajo që bëj.”
Aktorja ka folur hapur edhe për sfidat emocionale dhe fizike të sëmundjes, duke theksuar se lodhja është një nga simptomat më të rënda. Në një fragment të botuar nga The Guardian, ajo shkruan: “Është sikur kam kaluar tre ditë pa gjumë dhe ndihem kështu edhe pas një nate të mirë gjumi. Kjo është arsyeja pse kaloj kaq shumë kohë në shtrat.”
Gjendja shëndetësore e Christina Applegate vazhdon të ndiqet me interes nga publiku dhe fansat e saj, ndërsa deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar mbi zhvillimet më të fundit.
© Panoramaplus.alChristina Applegate, 54, is ‘hospitalized’ amid MS battle… after revealing she is largely confined to her bed with the disease https://t.co/dDlEA57SOT
— Daily Mail (@DailyMail) April 17, 2026

