Gjendja shëndetësore e aktorit të njohur Bruce Willis është përkeqësuar.

Prej disa muajsh aktori është diagnostikuar me demencë frontotemporale, e cila gradualisht i merr jetën Willis.
Lajmin e kanë bërë të ditur disa burime për DailyMail, të cilët kanë treguar se gjendja shëndetësore e aktorit është përkeqësuar.

Përveç bashkëshortes së tij, Emma Hemming e cila kujdeset pa pushim për Bruce, një tjetër person që gjithashtu përpiqet të kalojë kohë me aktorin duke e ndihmuar atë është nëna e tre vajzave të tij të para, ish gruaja Demi Moore.

“Ajo ndihet jashtëzakonisht mirënjohëse. Ajo ka kaluar jetën e saj me të dhe është mirënjohëse për të gjitha gjërat që kanë kaluar. Të shohësh atë duke kaluar nëpër betejat e tij i ka treguar Demit se si të jetë e fortë. Është kaq e hidhur, por edhe frymëzuese. Ajo e admiron kaq shumë Bruce dhe po përgatit veten për lamtumirë emocionale. Po përgatiten për ti dhënë lamtumirën”- tregoi burimi.
© Panoramaplus.al
