31 Korrik, 2018

Përkëdhelje dhe twerk, Ledri e Dafina i vunë “flakën” club-it me skenat e nxehta (VIDEO)


Kanë 6 vite që Ledri Vula e Dafina Zeqiri i dhanë fund lidhjes së tyre të dashurisë, por pavarësisht kësaj ata të dy kanë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin.

Së fundmi, dy këngëtarët e dashur për publikun shqiptar kanë performuar së bashku në një koncert dhe fansat janë habitur nga afrimiteti mes tyre.

Dy këngëtarët shfaqen duke u puthur e përkëdhelur, teksa Ledri i fshin djersën nga balli Dafinës. Nga videot e publikuara në rrjetet sociale nga fansat e tyre, në një tjetër moment, këngëtarja ulet dhe i bën Ledrit twerk, duke çmendur publikun.


Panorama Plus

© Panoramaplus.al