Disa javë më parë, Manjola Nallbani zbuloi se ishte infektuar me Covid-19 dhe se po qëndronte e izoluar në shtëpi.

Pak orë më parë, ajo zbuloi se e ka fituar betejën me virusin, por nuk ka qenë fare i lehtë.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja rrëfeu eksperiencën e saj me koronavirusin, duke theksuar se ka përjetuar shqetësime që nuk i ka pasur kurrë nga një grip i thjeshtë.

Përveç shqetësimeve fizike, ajo shkroi se ka pasur edhe probleme psikologjike, pasi gjatë gjithë kohës ishte e trembur.

Ajo tregoi se mes gjithë kësaj kishte marrë edhe diçka pozitive, pasi kishte kuptuar se sa shumë njerëz e duan.

“Kjo buzëqeshja ime me gjithë shpirt është për ju.
Së pari, duke u nisur nga çfarë kalova, dua t’ju këshilloj sinqerisht të bëni kujdes e të ruani veten.
Shumë e kalojnë si një grip! Për mua nuk ishte i tillë! Përjetova shqetësime që nuk i kam provuar kurrë nga një grip i thjeshtë!
Jo vetëm për shqetësimet fizike, po sidomos gjendja psikologjike, sepse fakti që është i pabesë dhe nuk di çfarë të sjell as minuti, të tremb sigurisht!
E vetmja gjë e mirë ishte që kuptova sa shumë njerëz paskam pasur që më kanë treguar çdo ditë shumë dashuri e kujdes!
E çmoj dhe më tepër, sepse kjo është një kohë e vështirë për të gjithë!
Ju falënderoj secilin nga ju nga zemra!”, shkroi Nallbani.


