“Përjetësi” e Ermal Fejzullahut dhe Fifit ishte një sukses i garantuar.
Balada grumbulloi në vetëm katër ditë 2.5 milionë shikime në YouTube dhe është një ndër këngët shqiptare më të dëgjuara të momentit.
Në një intervistë për emisionin “Reload” në RTV Dukagjini, Ermal Fejzullahu u shpreh se ideja për një bashkëpunim mes tij dhe Fifit lindi spontanisht.
Ai tha se këngën e parë që Fifi ia dërgoi e refuzoi pasi mendonte se nuk ishte e duhura për ta, ndërsa kur dëgjoi “Përjetësi” ra dakort menjëherë që ta realizonin.
“Ideja lindi spontanisht, me Fifin kemi qenë në emisionine të ndryshme, e vlerësoj shumë si vokal dhe teksshkruese, edhe melodinë e këngës e bërë po ajo. Më tha kam qejf të bëjnë një këngë, i thashë se edhe unë kisha dëshirë gjithashtu. Më dërgoi një këngë tjetër përpara kësaj, por i thashë që nuk është për ne. I kam thënë se duhet të bëjmë diçka që është më artistike. “Ok” më tha “kushoja jem”, se kështu më thotë. Ma dërgoi këngën “Përjetësi” dhe që në momentin që e dëgjoja i thashë ‘Kjo është’,”– tregoi këngëtari.
Ermal Fejzullahu zbuloi se kënga do dilte në qershor por për shkak të pandemisë u shty deri në tetor.
“Këngën kishim për ta nxjerrë në qershor, por insistova që të mos e nxirrnim. Fifit nuk iu prit, por pas bisedës me menaxherin e vet më tha që ‘ke të drejtë, nuk është koha’,”- përfundoi ai.





