13 Janar, 2021

Përhapi thashethemet për një marrëdhënie mes Kanye West dhe Jeffree Star, nëna e Kim Kardashian paralajmëron Ava Louise: Hesht dhe hiq dorë ose…


Pak ditë më parë, ylli i TikTok-ut, Ava Louise zbuloi se ishte ajo që kishte përhapur thashethemet se Kanye West e kishte tradhtuar Kim Kardashian me Jeffree Star.

kim kardashian (4)

Thjesht mashtrova gjithë botën për të folur sërish për mua, sepse isha shumë e mërzitur. Ne të gjithë u argëtuam, apo jo? Jeni të mirëpritur për memet”- tha Ava në videon që publikoi.

kim kardashian kanye west, jeffree star, ava lousie (7)

Ndonëse Louise pretendon se e gjithë kjo situatë e shkaktuar prej saj është hedhur pas kahëve, familja e Kim Kardashian nuk mendon kështu.

“Daily Mail” shkruan se Kris Jenner i ka dërguar një letër paralajmëruese Avës, ku i kërkon të heshtë dhe mos të merret me Kim dhe Kanye.

kim kardashian kanye west, jeffree star, ava lousie (8)

Louise ka thënë se menaxheri i saj mori një letër nga Jenner Communications, kompania e Kris Jenner. Në letër thuhet se Louise duhet të ndalojë së akuzuari Kim Kardashian dhe Kanye West ose ajo mund të përballet me ligjin.

kim kardashian kanye west, jeffree star, ava lousie (1)

Louise i tha “DailyMail” se nuk është aspak e befasuar nga paralajmërimi, as nuk është e frikësuar. Ajo tha se ata po përpiqen të mbrojnë imazhin e familjes.

kim kardashian (6)

Pasi thashethemet morën dhenë, Jeffree postoi një video një kanalin e tij të YouTube, me titull “Sqarimi i situatës me Kanye”, në të cilën ai i quajti akuzat “budallalliku më i madh që kam lexuar ndonjëherë gjatë gjithë jetës sime”.

kim kardashian, kanye west, jeffree star (3)

Më pas i mohoi kategorikisht akuzat se ka fjetur me Kanye. Sakaq, as Kim e as Kanye nuk kanë reaguar publikisht rreth këtij lajmi.

kim kardashian, kanye west, jeffree star (11)

© Panoramaplus.al