9 Tetor, 2020

“Përgjithmonë po”, Eliona Pitarka merr propozimin për martesë nga i dashuri


Ditën e djeshme, Eliona Pitarka ka marrë propozimin për martesë nga i dashuri i saj.

eliona pitarka (9)1

Lajmin e ka dhënë vetë bukuroshja, nëpërmjet një fotoje të postuar në llogarinë e saj në Instagram, ku ka zgjatur dorën për të treguar unazën në gisht.

eliona pitarka (6)

Përgjithmonë NE, Përgjithmonë PO! Ai më propozoi”,- ka shkruar Eliona krahas fotos.

Menjëherë pas publikimit të këtij lajmi, ajo ka marrë shumë urime, por mes tyre dallohet edhe pyetja në lidhje me identitetin e djalit që i ka vjedhur zemrën.

eliona pitarka (1)

Aktorja e humorit ka zbuluar prej kohësh se është në një marrëdhënie, por nuk ka postuar asnjë foto me partnerin, prandaj kësaj pyetjeje, ajo iu përgjigj:

eliona pitarka (2)

Do e mbaj të gjithin për vete”. Eliona tha se dëshiron ta mbajë sekret identitetin e tij edhe për vitet në vijim.

eliona pitarka (7)

eliona pitarka (9)eliona pitarka (8)eliona pitarka (6)eliona pitarka (4)

© Panoramaplus.al