11 Qershor, 2024

“Përgjithmonë dhe…”/ Ilnisa Agolli publikon foton ëmbël me Meritonin duke e puthur, vëmendjen e merr komenti epik i moderatorit! Ja çfarë shkruan ai


Gazetarja Ilnisa Agolli ka ndarë me ndjekësit në Instagram një moment romantik me partnerin e saj, moderatorin Meriton Mjekiqi.

Çifti historia e të cilëve nisi në shtëpinë e “BBV”, duken mjaft të dashuruar.

Në foton e postuar Ilnisa ishte e ulur në një karrige, ndërsa Meritoni i jep një puthje romantike në faqe.

“Përgjithmonë dhe përngaherë”– ka shkruar Ilnisa krahas fotos së ëmbël.

Megjithëse të gjithë vëmendjen e ka marrë komenti i moderatorit, i cili i ka shprehur dashurinë të dashurës së tij.

“Të dua”- shkruan Meritoni krahas fotos.

Pas daljes nga shtëpia, çifti kanë treguar se në planet e tyre është një fëmijë, duke bërë që dyshja të “mposhtin” paragjykimet për diferenën në moshë teksa shijonë romancën e tyre në sytë e publikut.

© Panoramaplus.al