23 Shkurt, 2018

Performanca ndryshe e këngës “For You”. Rita Ora i trembet të dashurës së Liam Payne? (VIDEO)


Teksa performonin këngën e tyre “For You” në “Brit Awards”, këngëtarët me famë botërore Rita Ora dhe Lian Payne dukeshin të mrekullueshëm.

Por duket se fansat e dy këngëtareve kanë bërë një krahasim të dy perfomancave të tyre me këngën “For You”.

Sipas tyre 27-vjeçarja në “Brit Awards” ka ruajtur një distancë të konsiderueshme nga 24-vjeçari, për shkak se në sallë ndodhej e dashura e tij, Cheryl, 34 vjeçe.

Kjo performancë, sipas fansave, ishte totalisht ndryshe nga ajo e para ku këngëtaret ishin të ftuar te Jimmy Fallon, ku në fund të saj ata u puthën edhe në buzë, ndërsa në “Brit Awards” ata thjesht trokitën duart me njëri-tjetrin.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al