7 Shkurt, 2025

“Përfaqësojmë diçka më të madhe se kimia në s*ks”- Drew Barrymore zbulon se me cilin aktor ka shkëmbyer puthjen më të mirë në film: Une dhe gruaja e tij…


Aktorja Drew Barroymore, e vënë në pozitë nga moderatori i emisionit “Watch What Happens Live” Andy Cohen, iu përgjigj pyetjes se me cilin aktor ka shëmbyer puthjen më të mirë në film.

Aktorja nuk u kursye për përgjigjen dhe përmendi një koleg me të cilin ajo ka ndjerë kimi gjatë xhirimeve, shkrujanë mediat e huaja

“Adam Sandler” u shpreh ajo teksa shtoi se: “Dmth, më pëlqen Adam Sandler, të dy  jemi kaq platonikë.”

Ndër të tjera Drew foli dhe për marrëdhënien me bashkëshorten e aktorit teksa u shpreh se nuk janë takuar kurrë por janë shoqe të mira virtualisht.

“Nuk jemi takuar kurrë, gruaja e tij, Jackie, është një shoqe e mire. Më pëlqen të luaj me të në filma, sepse besoj se përfaqësojmë diçka shumë më të madhe se kimia në seks. Ne përfaqësojmë admirimin e vërtetë për një qenie tjetër njerëzore,” u shpreh aktorja.

Adam Sandler dhe Drew Barrymore luajtën  për herë të parë çiftin romantik në komedinë e Frank Coraci, “The Wedding Singer” (1998). Filmi fitoi 123.3 milionë dollarë dhe fitoi një vlerësim prej 72% në Rotten Tomatoes.

Aktorja dhe komediani 58-vjeçar u ribashkuan më pas në komedinë romantike të Peter Segal “50 First Dates” (2004), e cila fitoi 198.5 milionë dollarë, por fitoi një vlerësim më të ulët, 45%, në Rotten Tomatoes.

Vetë komediani foli në emisionin “Ellen DeGeneres” në vitin 2014 për marrëdhëniet e mira që gruaja e tij, Jackie, ka me Barrymore, duke theksuar: ” Gjëja më e mirë është që gruaja ime e do Drew aq shumë, nuk ka xhelozi fare”.

© Panoramaplus.al